Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Macron tha se kushtet e vendosura nga Putini për armëpushim janë “të papranueshme”

nga Kaltrina Berila10 mars 2022

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të enjten se kushtet e vendosura nga presidenti rus, Vladimir Putin për një armëpushim në Ukrainë “nuk janë të pranueshme për askënd”.
“Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim”, u tha Macron gazetarëve në Versajë përpara një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian.
Macron tha se nuk e sheh armëpushimin në Ukrainë si “realiste” në orët e ardhshme, transmeton rtv21.tv.
“Unë jam padyshim optimist, por duhet të jem edhe realist”, shtoi ai.
Më herët të enjten, Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Duke folur për kërkesën e Ukrainës për një pranim të shpejtë në BE, Macron u tha gazetarëve “Me një vend në luftë? Nuk mendoj kështu… A duhet ta mbyllim derën dhe të themi ‘kurrë’? Kjo do të ishte e padrejtë”.
Presidenti francez tha se lufta në Ukrainë është një “tragjedi … një tragjedi njerëzore, politike dhe humanitare”, por shtoi se “do të çojë në ripërcaktimin e plotë të arkitekturës së Evropës”.
Udhëheqësi francez tha se ishte “i shqetësuar” duke parë imazhet nga sulmi vdekjeprurës me bombë në një maternitet në Mariupol në Ukrainën jugore të mërkurën./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →