Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Makron jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të lëvizjes “Në Marsh”

nga RTV219 maj 2017

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale në Francë

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emanuel Makron, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të lëvizjes “Në Marsh”, të cilën ai e kishte themeluar para zgjedhjeve presidenciale, njoftuan mediat franceze, shkruan rtv21.tv

Makron të dielën shënoi fitore bindëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilin mposhti rivalen e tij nga radhët e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së Makronit, Rishar Feran, falënderoi mbështetësit e Makronit dhe kumtoi se pas takimit të jashtëzakonshëm të këshillit udhëheqës të lëvizjes, Makron ka dhënë dorëheqje.

Si presidente e përkohshme e lëvizjes Në Marsh, të cilën Makron e themeloi në prill të vitit 2016, është emëruar Katrin Barbaru.

Ndërkohë, ish-kryeministri i Francës, Manuell Valls, ka qartësuar sot se dëshiron të mbështesë lëvizjen e Makronit në zgjedhjet parlamentare, të cilat në Francë zhvillohen në qershor.
Makron më herët kishte paralajmëruar se të gjithë kandidatët nga radhët e lëvizjes së tij në zgjedhjet parlamentare do të jenë njerëz të ri në politikë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →