RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

“MAL FEST” nis sot në Malishevë

nga B.K12 gusht 2022

Sot dhe nesër do të mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST” në Malishevë, organizim që synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës.
Sipas njoftimit të komunës, ky festival mbahet në kuadër të shënimit të “Ditëve të Diasporës” dhe të 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Festivali “MAL FEST” , fillon në ora 19:00 dhe mbahet në parkun e qytetit në Malishevë, më 12 dhe 13 gusht 2022. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me organizatën “Values for Better Future”./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →