Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mali i Zi: Vdes polici i plagosur, tre të arrestuar nga Kosova

nga RTV2115 dhjetor 2019

Sherri filloi pasi udhëtarët nga Kosova nuk kishin leje identifikimi

Polici kufitar malazez Milutin Lekoviq, 41-vjeç, i cili u plagos në Igalo sot gjatë një detyre pune, ka vdekur në një spital në Risan, dhe tre persona nga Kosova janë arrestuar lidhur me rastin, raportojnë mediat malazeze.

Sulmi ndodhi rreth orës 13:30, me rastin e ndalimit të tre personave nga Kosova, të cilët nuk kishin dokumente.

Polici kufitar u godit në kokë nga një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte gjuajtur nga ulësja e pasme e një makine zyrtare nga njëri prej tre personave të ndaluar.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →