Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maliqi: Nuk kemi program për vjehrrat, do të rriten pensionet

nga Venera Grabanica17 janar 2025
Maliqi: Nuk kemi program për vjehrrat, do të rriten pensionet

(Lajm i përditësuar)

Maliqi: Nuk kemi program për vjehrrat, do të rriten pensionet

Afrim Maliqi, kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, në emisionin “Click” të RTV21 ka paraqitur disa pika të programit të tyre zgjedhor lidhur me ekonominë e vendit.

Maliqi tha se targeti kryesor i programit të tyre është zbutja e papunësisë.

I pyetur se në programin e tyre a përfshihet përkrahja e gjysheve që kujdesen për fëmijët pasi që në fokus të tyre është familja, Maliqi tha se jo.

Lidhur me këtë deklaratë sa i përket përkrahjes së vjehrrave, të cilin e ka bërë LVV-ja, Kandidati për deputet për Koalicionin për Familje, Visar Korencia tha se ”Ky premtim nuk është në programin e VV-së, është bërë deklarim i qastit”.

Maliqi: Rreziku që i kanoset familjes është nga ligjet problematike

Kandidati për deputet për Koalicionin për Familje,, Afrim Maliqi në ”Click” të RTV21 ka thëë se familjet po rrezikohen përmes ligjeve ”problemtike”.

Maliqi këtu ka përfshirë, Kodi Civil për çka tha se me çdo kusht do të luftojnë që këto ligje mos të kalojnë.

”Rreziku që i kanoset familjes është për ligjet problematike të cilat kanë tentuar të shtyhen në Kuvend duke përfshi kodin civil i cili lejon martesat e gjinive të njëjta dhe pastaj ata mund të adaptojnë fëmijë, kjo për neve është cenim i vlerave, ne me çdo kusht do t’i mbojmë këto vlera që mos të kalojnë këto ligje, pastaj edhe ligj për flirtrizmin”, tha Maliqi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →