RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maloku e Szunyog flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

nga Venera Grabanica10 tetor 2023
Maloku e Szunyog flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, zhvilloi një takim pune me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog me bashkëpunëtorë.

Në fokus të takimit të sotëm të Maloku me Szunyog ishte diskutimi për intensifikimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial dhe mekanizmave të Zyrës së BE-së në Kosovë lidhur me zbatimin e sundimit të ligjit dhe angazhimet e tjera me interes të përbashkët.

Në komunikatë thuhet se, kryesuesi Maloku informoi nga afër Ambasadorin Szunyog për zhvillimin e aktiviteteve që po bëhen për realizimin e obligimeve që dalin në procesin e reformës së sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilat kanë të bëjnë, përveç të tjerave, me fuqizimin e transparencës publike, efektivitetin, efikasitetin dhe llogaridhënien gjatë procesit të punës.

“Po në këtë kontekst, shefi e BE-së në Kosovë, duke falënderuar për pritjen, theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të ofruar ndihmën e nevojshme drejt fuqizimit të mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë”, citohet Szunyog në komunikatë.

Sipas njoftimit, të dy bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →