Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Manchester City bën ofertë për Jack Grealish

nga Miranda Beqaj30 korrik 2021

Kampioni i Premier Ligës angleze dëshiron me çdo kusht ta transferojë yllin anglez.
Klubi anglez, Manchester City ka bërë një ofertë prej 110 milionë eurosh drejt Aston Villas për mesfushorin Jack Grealish.
Skuadra e Pep Guardiolës ka qenë e lidhur vazhdimisht me një transferim të mesfushorit anglez, ku edhe tani thuhet se ai interesim është bërë zyrtarë me ofertën e sotme.
Trajneri, Guardiola po synon që ta përforcojë skuadrën e tij para sezonit të ri, për ta mbrojtur titullin e kampionit që e siguroi sezonin e kaluar.
Sezonin që lamë pas, Grealish ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Aston Villas, duke regjistruar shtatë gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →