Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mandatari i “trashëguar’’ Konjufca pa vota për formimin e Qeverisë?

nga Venera Grabanica6 nëntor 2025
Mandatari i “trashëguar’’ Konjufca pa vota për formimin e Qeverisë?

Mandatari i dytë nga LVV-së për formimin e Qeverisë Glauk Konjufca nuk po arrinë që t’i bindë partitë parlamentare për ta votuar për kryeministër qoftë edhe për një mandat të përkohshëm prej tre muajsh. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se trashigimi i mandatarit nga Kurti tek Glauku në mungesë të numrave është monarki dhe jo demokraci. Prandaj, Abdixhiku thonë se sovrani përmes zgjedhjeve duhet të vendos për krijimin e shumicës parlamentare.

“Në këto rrethana Glauk Konjufca me mandat të trashëguar në rrethana të tanishme politike duke kuptuar qartë dhe saktë vullnetit të qytetarëve, duhet të jetë i sinqertë më vetën më shumë dhe shumë më shumë se kryetari i tij dhe të konstatojë sa më parë aq më mirë se nuk ka shumicë”, tha Abdixhiku.

Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër nga presidentja Osmani ka ngjallur kritika të ashpra të partive parlamentare: PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, të cilat e vënë në dyshim se Konjufca i garantoi presidentes se i ka 61 votat për formimin e Qeverisë.  Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, i ka quajtur jusifikime deklarimet e presidentes të dhëna pas mandatimit të Konjufcës, duke thënë se presidentja politikisht është në koordinim me Kurtin për të blerë kohë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në një moment që i përshtatshët atyre.

‘’Kjo shihet qartë se është një koordinim midis presidentes Vjosa Osmani dhe deputetit Albin Kurti për të blerë kohë. Prej seancës së parë e deri më sot deputeti Albin Kurti ka zvarritur qëllimshëm për të blerë kohë, por jo të bëjë zgjidhje. Jo AAK-ja nuk ka votë për Glauk Konjufcën”, tha Brahimaj.

Ndërkohë, LVV-ja vlerëson se partitë e ish-opozitës po sillen me arrogancë të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë as Glauk Konjucën për kryeministër.  Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovi, ka kritikuar partitë e ish-opozitës për, sic ka thënë, bllokim të shtetit të cilat nuk po e votojnë formimin e Qeverisë së re. Në një intervistë për rtv21 deputeti Bajqinovci tha se shpreson se pas emërimit të Glauk Konjufcës për mandatar, partitë e ish-opozitës duhet të reflektojnë.

‘’E propozuam nënkryetarin e parë të LVV-së, Glauk Konjufca, për kryeminisatër, por opozita në asnjë formë dhe asnjë mundësi nuk lë hapur për bashkëpunim, dhe kjo është një arrogancë ku po shihet hapur që bllokuesit e shtetit nuk kanë interes për funksionalizimin e instucioneve. Nga kjo ka rrezik shumë të madh që vendi të mbetet pa buxhet’’, tha Bajqinovci.

As partneri i mundshëm i LVV-së, Nisma Socialdemokrate thotë se nuk ka votë as për Galauk Konjufcën. Kryetari Nismës Fatmir Limaj sqaron se këto taktizime të LVV-së për ta ndrrëruar kandidatin për kryeministër janë farsë politike sepse shumica parlamentare arrihet me marrëveshje paraprake politike.

‘’Nuk ka ndryshuar asgjë dhe ne do ta mabjmë qëndrimin që kemi pasur. Ne qëndrojmë në atë që kemi thënë tek presidentja”, tha Limaj.

Pavarëisisht kundërshtimit nga partitë parlamentare për ta votuar kandidatin e LVV-së për kryeministër, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, është opotimist se në ditët në vazhdim mandatari Glauk Konjufca do t’i paraqes votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re.

‘’Zoti Konjufca bëri ftesë publike të hapur që ta përkrahin që ta kemi një Qeveri e cila do t’i kryente detyrat e saj që vendi të mos shkojë drejtë kolapsit. Ju e dini se opozita nuk e përkrahu zotin Kurti për kryeministër, unë besoj se pas ndryshimit të propozimit tonë opozita duhet të reflektojë dhe të votojë Galuk Konjufcën për kryeministër. Jam i bindur se në ditët në vazhdon zoti Konjufca do të dal me numrat e nevojshëm dhe po besojë së vendi do të ketë Qeverinë e re edhe nëse ajo do të jetë shumë e shkurtër’, Bajqinovci.

Partitë parlamentare të ish-opozitës kanë paralajmëruar se do të shqyrtojnë mundësitë që të ndërmarrin iniciativa parlamentare në lidhje me dyshimet se presidentja Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën pa i dëshmuar ky i fundit se i ka siguruar votat e nevojshme./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →