RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mandl i reagon Wilsonit: Kosova nuk do të zhduket

nga Venera Grabanica27 shkurt 2025
Mandl i reagon Wilsonit: Kosova nuk do të zhduket

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i është bashkuar reagimit të kongresistit amerikan, Ritchie Torres, ndaj një deklarate kundër shtetit të Kosovës të Kingsley Wilson, e cila nën Adminsitratën Trump mori postin zëvendëssekretare e Shtypit në Departamentin e Mbrojtjes.

Wilson në një postim në X të vitit 2023 kishte shkruar kundër shtetit të Kosovës, duke përdorur sloganin e Trumpit në fushatë.

“Bëje Kosovën Serbi sërish”, ishte postimi i saj.

“Unë përgëzoj dhe vlerësoj qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres në anën tjetër të Atlantikut. Shteti më i ri i Europës, që ka origjinën në një popullsi të lashtë të vjetër dhe një kushtetutë moderne që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, ka shkruar Mandl.

“Kosova gjithmonë e pavarur”: Kongresisti Torres i reagon Wilsonit

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →