Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Mane mori dënimin e dytë më të madhë në historinë e futbollit

nga Venera Grabanica14 prill 2023
Mane mori dënimin e dytë më të madhë në historinë e futbollit

Sulmuesi senegalez Sadio Mane u gjobit me 500 mijë euro pasi sulmoi fizikisht bashkëlojtarin Leroy Sane, por kjo nuk është gjoba më e madhe në historinë e futbollit.

Pronari i këtij rekordi famëkeq është Cristiano Ronaldo, i cili u sanksionua nga Manchester United vitin e kaluar me afërsisht 1.1 milionë euro, pasi refuzoi të shkonte në ndeshjen kundër Tottenhamit dhe u largua nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes.

Përveç pezullimit deri në një njoftim të dytë, Mane ka marrë edhe një gjobë, e cila është një rekord në historinë e Bundesligës gjermane, por që nuk do të jetë shumë e vështirë për të duke qenë se fiton mbi 20 milionë euro në vit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →