Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Maqedonci: Do të ngrisim kapacitetet e ushtrisë duke bashkëpunuar me aleatët tanë

nga B G3 shtator 2024
​Maqedonci: Do të ngrisim kapacitetet e ushtrisë duke bashkëpunuar me aleatët tanë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

Ministri Maqedonci, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes sot kisha nderin ta pres Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun. Në këtë takim miqësor me z. Gorgun dhe ekipin e tij diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve tona. Investimi në industrinë e mbrojtjes është njëra nga fushat për të cilën kemi diskutuar gjatë takimit dhe të cilës ne jemi duke i kushtuar vëmendje të veçantë”, ka thënë ministri Maqedonci.

Sipas Maqedoncit, n ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë vazhdimisht Republika e Turqisë, kontribut për të cilin ka thënë se janë mirënjohës e falënderues.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të ngrisim kapacitetet e ushtrisë sonë duke bashkëpunuar me aleatët tanë. Zhvillimi i ushtrisë sonë është dhe do të jetë gjithnjë në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë, këto janë vlerat tona, të cilat i kemi kultivuar dhe iu kemi qëndruar besnik gjithnjë”, ka thënë tutje ministri Maqedonci.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →