Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci e Görgün biseduan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

nga Gentrita Xhemajli13 prill 2025
Maqedonci e Görgün biseduan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka njoftuar se në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia është takuar me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Görgün.

Maqedonci ka thënë se me të kanë diskutuar bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ndër të tjera tha se industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet e tyre në fushën e mbrojtjes.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →