Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci iu uron suksese ushtarëve kosovarë në garën në Iowa

nga Kaltrina Berila6 prill 2024
Maqedonci iu uron suksese ushtarëve kosovarë në garën në Iowa

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka uruar suksese ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po marrin pjesë në garën për Luftëtarin më të mirë, që po mbahet në shtetin e Iowa-s.

Maqedonci ka bërë me dije se ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.

“Konkursi i Luftëtarit më të mirë (Best Warrior) 2024 të Shtetit të Ioëa-s po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në Ioëa për herë të parë në shtatë vjet. Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri!”, ka shkruar Maqedonci.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →