Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Maqedoni e Veriut, ende s’ka marrëveshje për pagat në arsim!

nga Xh.D25 prill 2022

Kreu i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov në konferencës e sotme për shtyp njoftoi se aktualisht ende nuk ka marrëveshje me Qeverinë me çka do të ndërpritej greva në arsim, përcjell TV21.
Nedellkov theksoi se jozyrtarisht pritet që sot të ketë takim mes SAShK-ut dhe Qeverisë për të diskutuar kërkesat për rritje të pagave në arsim.
“Ndryshe dua të theksoj për publikun se deri në këtë moment nuk kemi marrëveshje të përbashkët me ministrat në resorët përkatës, presim konfirmim për takim pune në orët e pasdites ka një sinjal të tillë se pasdite do të takohemi në Qeveri. Mirëpo për të vërtetuar, do të publikojmë më vonë”, tha Nedellkov duke shtuar se sipas gjitha gjasave greva do të vazhdojë edhe nesër./tv21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →