Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Maqedonia do të strehojë edhe 131 afganë

nga E.Bullaku5 nëntor 2021

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Shkupit kanë arritur edhe 131 shtetas të Afganistanit.
Bëhet fjalë për strehim të përkohshëm, të personave, kryesisht të punësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Pas aterrimit është kryer procedura standarde- kontrolla sigurie dhe PCR-test. Përkohësisht do të strehohen në Shkup, ndërkaq shpenzimet mbulohen tërësisht nga OKB”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Në Maqedoni aktualisht po qëndrojnë 531 shtetas të Afganistanit, ndërkaq vendin e kanë lëshuar 84 shtetas të cilët kanë siguruar qëndrim të përhershëm në Francë, Greqi, Irlandë, Portugali dhe Brazil./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →