Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Maqedonia e Veriut iu bën thirrje qytetarëve që të largohen nga Libani

nga Kaltrina Berila4 gusht 2024
Maqedonia e Veriut iu bën thirrje qytetarëve që të largohen nga Libani

MPJ e Maqedonisë u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të largohen nga Libani dhe të shtyjnë udhëtimet e tyre në Izrael.

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen.

Duke pasur parasysh situatën e paparashikueshme të sigurisë në Lindjen e Mesme, MPJ u bën thirrje qytetarëve që të shtyjnë udhëtimet jo thelbësore në Izrael. Po ashtu, qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territorin e Izraelit, të ndjekin udhëzimet e organeve të sigurisë kombëtare dhe në varësi të nevojës dhe dinamikës së situatës së sigurisë, të largohen nga Izraeli, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Informacione më të hollësishme rreth situatës aktuale në Izrael mund të gjenden në faqen e mëposhtme të internetit (hapet vetëm përmes serverëve në territorin e Izraelit): https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx​

Për më shumë janë në dispozicion linjat telefonike SOS të MPJ-së 075/ 273-732 dhe 075/ 268-736, si dhe linja telefonike e Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378.

MPJ do të vazhdojë të monitorojë situatën në Liban, Izrael dhe rajon dhe të informojë menjëherë qytetarët tanë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →