Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqendoci takohet me homologun italian, diskutojnë për situatën në Ballkan

nga Kaltrina Berila10 nëntor 2023
Maqendoci takohet me homologun italian, diskutojnë për situatën në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, u prit në takim nga Ministri të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto.

Sipas një komunikate për media, gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes, për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në Ballkan por dhe më gjerë.

“Angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat Euro-Atlantike reflekton vlerat demokratike, pro-perëndimore që përqafojmë si shtet. Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjik, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, ka thënë Maqedonci.

Po ashtu ai ka falënderuar ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë për Kosovën, përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë, si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it.

I pari i Ministrisë së Mbrojtjes ka qëndruar në Itali me ftesë zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →