Pas konfirmimit nga Senati, Marco Rubio është betuar si Sekretar i Shtetit, para Nënpresidentit JD Vance.
Ai është ndër të emëruarit e parë të Trump që merr detyrën, raporton CNN.
“Jam i nderuar dhe i privilegjuar, e mirënjohës për këtë përgjegjësi dhe dua ta falënderoj Presidentin Trump për besimin e tij. Ne do të punojmë shumë çdo sekond të ditës për ta ndihmuar atë në agjendën që qytetarët amerikanë i kanë besuar ta arrijë”, ka thënë Rubio.
Ai tha gjithashtu se Trump do t’i vendosë interesat e Amerikës si prioritet.










