Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi çështje javësh?

nga RTV2120 tetor 2022

Reçica: Opozita nuk është e informuar për asgjë.-Bunjaku: Transparenca e Qeverisë për dialogun është zero.-Hyseni: Marrëveshje me Serbinë vetëm me njohje reciproke
Qeveria e Kosovës kritikohet ashpër për mungesë transparence në procesin e dialogut, pas paralajmërimit të emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, se marrëveshja me Serbinë është çështje javësh. Opozita i kërkon kryeministrit Kurti që urgjentisht të raportoj në Kuvend, ndryshe nuk do të votojë asnjë marrëveshje eventuale me Serbinë. Ndërkaq ftesës së Kurti për takimin e së premtes i është përgjigjur pozitivisht vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. PDK tha se nuk do të marrin pjesë në takimin e nesërm. Në Lidhjen Demokratike të Kosovë lanë të kuptohet se nuk i përgjigjen pozitivisht thirrjes së Kurtit, duke thënë se për temën e dialogut, Kryeministri Kurti duhet të raportojë vetëm në Kuvend./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →