Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë s’mund të shërbej për ngritje në karrierë”

nga RTV2119 shkurt 2019

Donika: Imponimet dhe shantazhet nuk janë në frymë të BE-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj- Bujupi ka deklaruar se marrëveshja e mundshme përmbyllëse mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të shërbejë për ngritje në karrierë.

Sipas Kadaj-Bujupit, këtë po e bënë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini.

Marrëveshja e mundshme përmbyllëse mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë proces shërbyes për ngritje karriere profesionale e askujt. Aq më pak e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerinit, e cila po kërkon që politika e jashtme e Kosovës të drejtohet me parimin e nënshtrimit ndaj kushteve të Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit.”, ka deklaruar deputetja Kadaj- Bujupi.

Më tutje, Donika Kadaj Bujupi ka thënë që imponimet dhe shantazhet nuk janë frymë dhe vlerë e Bashkimit Evropiane.

Imponimet dhe shantazhet (edhe ato të llojit: kompromise të dhimbshme me Serbinë për liberalizimin e vizave) nuk janë frymë dhe vlerë e Bashkimit Evropian. As ndërmjetësimet me pikëpamje të paracaktuara, siç është “parti pris”-i.”, është shprehur Donika Kadaj Bujupi.

Donika Kadaj- Bujupi po ashtu ka deklaruar se Kosova është për dialog të mirëfilltë.

Republika e Kosovës është për dialog, por për dialog të mirëfilltë. Përtej interesave personale dhe agjendave politike që e dëmtojnë interesin e Republikës sonë.”, ka thënë Donika Kadaj Bujupi përmes një statusi të bërë në rrjetin social, Facebook./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →