Marrëveshja për paqen në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, përshëndet me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt.
“Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin.
Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet.
Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm”, shkruan Begaj.
The signing of the Gaza Peace Agreement today in Egypt—initiated and made a reality by @POTUS Donald J. Trump—is a historic moment for peace and humanity.
It marks a turning point, proving that diplomacy, dialogue, and vision can make the impossible possible.
Albania stands…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 13, 2025









