Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive Kosovë – Maqedoni e Veriut

nga Venera Grabanica16 shtator 2021

Me nderimet më të larta shtetërore nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është pritur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Abin Kurti, me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare.
Kryeministri Kurti ka mbajtur takim me Kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa ministrat zhvilluan takime dypalëshe me ministrat homolog.
“Në mbledhjen e përbashkët që po zhvillohet, mes tjerash, do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për ndërlidhjen infrastrukturore të të dyja vendeve, për lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe komunikimin, si dhe memorandume dhe programe tjera, që përfshijnë bashkëpunimin e projekteve ndërkombëtare me mbështetjen e programeve IPA të BE-së, bashkëpunim në fushën e energjetikës, si dhe në plan të turizmit, kulturës dhe avancimit të iniciativave të përbashkëta të inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik”, bëhet e ditur në një komunikatë të dërguar nga zyra e Kryeminstrit.
Rruga Tetovë-Prizren që prite të krijojë një lidhje të re mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pritet të jetë njëra nga marrëveshje që nënshkruhen në seancën e përbashkët qeveritare që mbahet në Shkup.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Luan Dalipi.
“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, shkroi Dalipi në Facebook. /21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →