Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Martinez edhe zyrtarisht bëhet futbollist i Al Nassr

nga Kaltrina Berila10 gusht 2025
Martinez edhe zyrtarisht bëhet futbollist i Al Nassr

Al Nassr e ka zyrtarizuar sot mbrojtësin spanjoll Inigo Martínez.

Martinez kalon tek skuadra nga Arabia Saudite nga Barcelona.

Ai vjen si lojtar i lirë.

Marrëveshja është konfirmuar dhe 33-vjeçari tashmë është pjesë e klubit saudit, duke sjellë me vete përvojën e gjatë në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Inigo Martinez, i njohur për sigurinë në prapavijë dhe aftësitë e tij në lojën ajrore, ka qenë pjesë e Barcelonës sezonin e kaluar, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Athletic Bilbaon dhe Real Sociedadin në La Liga.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →