Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

MAShTI do të ndajë 100 bursa për drejtimet deficitare dhe teknike në shkollat e mesme

nga Kaltrina Berila3 shtator 2024
MAShTI do të ndajë 100 bursa për drejtimet deficitare dhe teknike në shkollat e mesme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do t’i ndajnë 100 bursa për studentët drejtimet deficitare dhe ato teknike.

Sipas Nagavcit, bursat do të ndahen me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës.

“Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025. Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP”, shkroi Nagavci.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →