Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

nga Venera Grabanica16 janar 2026
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve.

Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavcika thënë se licencimi dhe rilicencimi i mësimdhënësve mbetet një mekanizëm kyç për garantimin e cilësisë dhe standardeve profesionale në arsim.

Nagavci ka njoftuar se në një shkollë të Rahovecit janë konstatuar mospërfillje të procedurave ligjore dhe më pas Këshilli Shtetëror për Licencim ka ndërmarrë veprime.

“Pas inspektimit tematik të realizuar nga Inspektorati i Arsimit në një shkollë të Rahovecit është konstatuar mospërfillje e procedurave ligjore. Bazuar në këto gjetje, janë dhënë rekomandime konkrete për institucionet përkatëse, të cilat duhet të zbatohen brenda afateve ligjore ndërsa raporti me gjetje i është dërguar paraprakisht Komunës së Rahovecit. Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve ka vepruar në përputhje me kompetencat e tij ligjore”, ka njoftuar Nagavci.

Ajo ka theksuar se ky veprim dëshmon përkushtimin institucional për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit të proceseve arsimore. “MAShTI do të vazhdojë monitorimin dhe ndërhyrjen në çdo rast të shkeljes, duke garantuar transparencë, barazi dhe integritet institucional.Reformat në arsim kërkojnë përgjegjësi. Ne mbesim të përkushtuar për një arsim cilësor dhe me standard”, ka thënë Nagavci.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →