Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mashtroi bujqit për subvencione, arrestohet një grua në Pejë

nga B G17 shtator 2024
Mashtroi bujqit për subvencione, arrestohet një grua në Pejë

Është arrestuar një grua të martën në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

E njëjta dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione.

Kjo për media është konfirmuar nga Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është arrestuar një grua për veprën penale ‘mashtrimi’. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48-orë. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë një javë më parë ka ngritur aktakuzë për të njëjtën vepër penale. Mashtrimin e dyshuara e ka kryer përmes një organizate, nga ku i ka vënë në lajthitje disa persona”, ka thënë ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →