Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Matoshi: Do të sjellim një cilësi të re në Kuvend

nga E.Bullaku9 qershor 2017

Matoshi u zotua për një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Halil Matoshi në emisionin debatues “Click” të RTV21, shprehu kënaqësinë që për tre vjet me radhë ishte analist për zhvillimet në vend.

“Më vjen mirë që ende qëndrojmë konsistent në qëndrimin tonë për një shtet më të mirë, për një shtet të jetushëm. Për de kriminalizimin e skenës politike, për me ja ndrru fytyrën kësaj shoqnie”, tha Matoshi, shkruan rtv21.tv

Ai beson se bashkë me kolegët e tij nuk do të kursehet nëse populli vendos t’i votojë ata për deputetë.

“Do të sjellim një cilësi të re në Kuvendin e Republikës së Kosovës, qysh e kemi sjellë një cilësi të re në debatin shoqërorë dhe  debatin publik përmes “Click-ut në Televizionin 21”, shtoi ai.

Matoshi u zotua se do të sjellin një përfaqësim më dinjitoz të qytetarëve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →