Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Mattis kërcënon Korenë e Veriut

nga RTV213 qershor 2017

Matis tha se “programi bërthamor ushtarak është një kërcënim për të gjithë ne”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis sulmoi të shtunën Korenë e Veriut për programin e saj bërthamor dhe siguroi aleatët aziatikë të SHBA-së për angazhimet e Uashingtonit sa i përket atyre.

Ai e filloi me Korenë e Veriut duke thënë se ”programi bërthamor ushtarak është një kërcënim për të gjithë ne”.

”Prandaj është e domosdoshme që ne të bëjmë gjithçka për të mbështetur objektivin tonë të përbashkët për denuklearizmin e gadishullit korean”, deklaroi ai gjatë një samiti për sigurinë në Singapor.

Koreja e Veriut procedoi të hënën një testim tjetër të raketës balistike, pas një sërë lëshimesh të raketave dhe testeve bërthamore, në shkelje të rezolutave të OKB-së.

Regjimi komunist kërkon të pajiset me një raketë ndërkontinentale të afta për të arritur brigjet amerikane, gjë që sipas presidentit amerikan, Donald Trump, “nuk do të ndodhë”

“Veprimet e regjimit janë të paligjshme sa i përket të drejtës ndërkombëtare. Ka një konsensus ndërkombëtar të madh që situata aktuale të mos vazhdojë. Administrata Trump është inkurajuar nga angazhimi i Kinës për të punuar me komunitetin ndërkombëtar për denuklearizimin e gadishullit”, tha Mattis.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →