Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

May: Ende është i mundshëm Brexit me marrëveshje

nga RTV2124 shkurt 2019

Ajo këto komente i bëri në Sharm-el-Sheik, ku po mbahet samiti BE-Liga Arabe

Londra dhe Brukseli në bisedimet për Brexit kanë arritur progres, ashtu që edhe më tej është e mundshme që Britania e Madhe, sipas marrëveshjes, të largohet nga BE-ja më 29 mars, ashtu sikurse ishte e planifikuar, deklaroi sot kryeministrja britanike Theresa May.

May tha se negociuesit britanikë kishin progres të mirë dhe bisedime konstruktive me Bashkimin Evropian.

Agjencia AP, megjithatë, shkruan se një zyrtar i paidentifikuar i BE-së ka deklaruar se ‘nuk do të ketë marrëveshje në shkretëtirë”.

AP shton se May ka shtyrë votimin në Parlamentin britanik lidhur me planin e saj për Brexit.

Votimi duhet të mbahet më 12 mars, vetëm dy javë para se vendi të largohet ashti sikurse është paraparë nga BE-ja.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →