Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbahet kampanjë kundër ndotjes së ajrit

nga RTV217 qershor 2017

Në kampanjë kërkohet llogaridhënie nga kandidatët e zgjedhjeve për këtë problem

Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim do ta organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit dhe për llogaridhënie nga kandidatët e zgjedhjeve për këtë problem.

Sot në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, PEN – Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në mbështetje nga Komisioni Evropian, organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit, me qëllim të kërkimit të llogaridhënies së kandidatëve për zgjedhje dhe vetëdijesimit të qytetarëve. Kjo kampanjë do të jetë aktive gjatë tërë kohës në orarin e cekur, dhe do të përfshijë:

1)      Vendosjen e kukullave që simbolizojnë kandidatët e zgjedhjeve, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese dhe synojnë llogaridhënje për problemin e ndotjes së ajrit.

2)      Shpërndarja e “Fletëvotimeve” ku kandidati i zgjedhur është ajri I pastër, nga mesi i alternativave aktuale negative që janë politika shtetërore.

3)      Matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit

4)      Do të rregullohet hapësira për informimin e qytetarëve, ofrimin e broshurave, fletëvotimeve të simuluara dhe maskave kunder ndotjes.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →