Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Mbappe siguron fitoren e Realit ndaj Villarrealit

nga B G15 mars 2025
​Mbappe siguron fitoren e Realit ndaj Villarrealit

Real Madrid shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Villarreal me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros 28-të të La Ligës spanjolle.

Ndeshja nuk nisi mirë për Realin pasi vendasit kaluan në avantazh në minutën e shtatë, me golin e shënuar nga Juan Foyth.

Megjithatë, epërsisë së Villarrealit iu përgjigj shpejt Kylian Mbappe, i cili shënoi me shpejtësi dy gola. Ai barazoi në minutën e 17-të, ndërsa futbollisti francez shënoi për kthesën në minutën e 23-të.

Reali ka rifituar përkohësisht vendin e parë në renditje. Ata janë tre pikë përpara Barcelonës së vendit të dytë, por kanë edhe dy ndeshje më pak. Villarreal mbeti në pozitën e pestë

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →