Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Merkel merr mbështetjen e Trumpit për G20

nga RTV214 korrik 2017

Trump ka thënë se do ta mbështes Merkelin për shndërrimin e G20 në një sukses

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi sot një diskutim të gjerë me kancelaren gjermane, Angela Merkel përpara samitit të G20-së javën e ardhshme, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Trump tha se ai mbështet kancelaren Merkel për ta shndërruar samitin e G20-ës, javën e ardhshme, në një sukses”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë bisedës telefonike, liderët diskutuan rreth marrëveshjes së Parisit për klimën, Iniciativës për Financimin e Sipërmarrjes së Grave dhe Tregtinë, duke përfshirë edhe çështjen mbi kapacitetin e tepërt global të çelikut, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →