Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Mbështetja e BE-së për prokurimin publik në Kosovë

nga RTV2130 qershor 2017

Konferenca do të hapet nga Zyra e BE-së në Kosovë

Konferenca “Mbështetja e BE-së për prokurimin publik në Kosovë”, që mbahet sot, do të shënojë fundin e mbështetjes katërvjeçare të BE-së për institucionet dhe sistemet e prokurimit publik në Kosovë.

Qëllimi është të paraqitet prokurimi publik si një mekanizëm themelor i vazhdueshëm për ekonominë e Kosovës dhe se si kontributi i BE-së ka ndihmuar në këtë drejtim.

Arritjet e bëra gjatë kohëzgjatjes së projektit do të prezantohen nga ekipi i projektit dhe autoritetet qendrore të prokurimit publik të Kosovës. Konferenca do të hapet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesit udhëheqës të autoriteteve kryesore të prokurimit publik në Kosovë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →