Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Mbështetje për projektet bujqësore në Junik

nga B.K24 prill 2019

Zhiviq theksoi se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Junikut

Projektet bujqësore të fermerëve të Komunës së Junikut do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zhiviq, gjatë takimit që pati sot me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë.

Në këtë drejtim, ministrja e njoftoi kryetarin për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për 2019 dhe skemat e mbështetjes, përmes të cilave ajo tha se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë.

Ministrja Zhiviq theksoi se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Junikut dhe me këtë rast ajo ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Ndërsa, kryetari Agron Kuçi e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehu përkushtimin e  tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →