Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 1 mijë viktima të dhunës në familjet kosovare për 5 muaj

nga Egzona Mehmeti13 korrik 2022

1 mijë e 107 raste të dhunës në familje kanë ndodhur që nga janari deri në qershor në vendin tonë. Kështu sot për rtv21.tv bëri të ditur Policia e Kosovës, e cila informoi se viktima të dhunës në familje kanë qenë 1 mijë e 132 persona.
Gjatë 5 muajve në Kosovë, viktima të dhunës në familje kanë qenë 932 femra, ndërsa 200 meshkuj.
Policia e Kosovës theksoi se që nga themelimi i ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje, me ç’rast, ndër vite ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente.
“Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme, dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje  është si parandalimi për dhunën në njërën anë dhe si dhe  trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite. Rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen  nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme.”, bëri të ditur Policia.
Po ashtu, Policia për rtv21.tv potencoi se në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e  dhunës në familje.
“Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj. Natyrisht se bashkëpunimi me media dhe përdorimi i rrjeteve sociale na ka ndihmuar që porosia jonë të përhapët dhe të shkojë të sa më shumë persona, e ky është qëllim primar, sepse pas vetëdijesimit, vije deri te shtimi i njoftimeve për raste të tilla.”, shtoi tutje Policia./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →