Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mbi 12 km radha e makinave në kufirin Kosovë-Shqipëri

nga E.Bullaku7 shtator 2021

Edhe sot vijojnë radhët kilometrike të mjeteve të vogla, autobusëve dhe kamionëve për të hyrë në Shqipëri nga Kosova.
Radha shkon gati 12 km në thellësi të territorit të Kosovës deri në fshatin Zhur.
Qytetarët e Kosovës ankohen për pritjet deri në tre orë, ndërsa shtojnë se masat e vendosura nga dy qeveritë nuk e ndalojnë përhapjen e COVID-19.
Në Morinë po punohet me kapacitete të plota të sporteleve dhe forca të shtuara, edhe procedura e verifikimit të dokumenteve antiCOVID është e shkurtër.
Por megjithatë është e pamundur shmangia e radhëve, e cila krijohet edhe nga kamionët e transportit te mallrave./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →