Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 17 mijë persona u vaksinuan brenda 24 orëve në Kosovë

nga B.K10 gusht 2021


Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 85 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504 mijë e 817 doza të vaksinës.
Deri më sot 170 mijë e 852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 562 raste të reja me COVID-19 nga 5 mijë e 272 testime të kryera. Poashtu dy persona kanë humbur betejën me virusin./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →