Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 27 gjoba trafiku.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 28 aksidente trafiku me të lënduar, e 46 të tjerë me dëme materiale.
Po ashtu 14 persona janë arrestuar, ndërsa 13 janë dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se, nga muaji prill në Kosovë ka filluar zbatimi i Ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor pasi Ligji është votuar në Parlament dhe është dekretuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 11.03.2024.
Dënimet sipas ligjit të ri i gjeni në këtë link.











