Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 2 mijë koronarografi dhe 1 mijë 500 stentime nga fillimi i vitit

nga Venera Grabanica26 tetor 2022

Mbi 2 mijë koronarografi dhe 1 mijë 500 stentime janë bërë nga fillimi i vitit, e deri më tani në QKUK.
Këto shifra u bënë të ditura gjatë vizitës që ka bërë në Klinikën e Kardiologjisë, zëvendësuesja e Ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha bashkë me Arsim Berisha, zëvendësministër, kryesuesja e bordit drejtues, Aida Rexhepi, Agreta Gashi anëtare dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi.
Sipas drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberit klinika ka gjithsej 75 shtretër, 41 mjekë dhe 62 infermier/e që kanë bërë dhe po bëjnë punë të madhe, por nevojitet shtim i mëtejmë i kapaciteteve hapësinore dhe investime në aparaturë.
Dafina Gexha, zëvendësuese e ministrit të Shëndetësisë, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë përkrahje për investime në aparaturë mjekësore, por edhe për zhvillim dhe avancim të shërbimeve kardiologjike.
Ajo kërkoj që drejtuesit e klinikës, në bashkëpunim me Bordin Drejtues dhe menaxhmentin e ShSKUK-së, të bëjnë planifikimet e nevojshme për aparatura dhe investime, projekte që do të përkrahen nga MSh-ja. Mbështetje për Klinikën e Kardiologjisë ofroi edhe Bordit Drejtues dhe manxhmenti i ShSKUK./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →