Në Kosovë janë 2 mijë e 116 raste aktive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se nga 344 testime të kryera, janë konfirmuar 110 raste të reja me virusin.
Kurse janë shëruar 163 qytetarë.
Ditëve të fundit, Kosova ka shënuar shtim të rasteve të reja të COVID-19. Andaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apleuar që të bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! /21Media








