Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 26 mijë e 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

nga Kaltrina Berila4 shtator 2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 26 mijë.
“Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892. Në total numri i rasteve aktive është 26.525”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 479 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882 mijë e 718 doza të vaksinës.
Deri më sot 298 mijë e 445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →