Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Mbi 4.7 milionë euro të paguara për bujqit

nga Venera Grabanica27 mars 2020

Ministria e Bujqësisë ua paguan borxhin bujqve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njoftoi se u ka paguar bujqve borxhin prej mbi 4.7 milionë euro.

“Gjatë këtyre dy javëve MPBZH ka paguar 4.747.508,44 euro borxhe ndaj 1.978 bujqve, të trashëguara nga vitet 2018 dhe 2019”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se gjatë javës 23-27 mars janë realizuar pagesat për 276 fermerë në vlerë prej 2.018.621,49 euro. Kurse më 16-20 mars janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro.

Ky likuiditet shtesë për bujqit do të ndihmojë në tejkalimin më të lehtë nga ta të gjendjes emergjente aktuale. /21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →