Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 400 gjoba për ata që nuk respektuan masat antiCOVID

nga Kaltrina Berila30 dhjetor 2021

Janë duke vazhduar të shqiptohen gjobat për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Vetëm të mërkurën, policia ka shqiptuar gjoba ndaj 436 qytetarëve të cilët nuk respektuan masat kundër koronavirusit.
Në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, e së fundmi edhe përhapja e variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa ndër kuadër të të cilave të gjithë personave mbi 12-vjeç duhet që ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjete të transportit publik dhe atij privat si dhe për hyrjen të qendrat tregtare dhe ato të gastronomisë.
Që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →