Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Mbi 700 profesionistë të licencuar për shërbime sociale

nga Venera Grabanica26 shtator 2025
​Mbi 700 profesionistë të licencuar për shërbime sociale

Ministria e Drejtësisë, përmes Këshillit Profesional, ka licencuar gjithsej 728 profesionistë, nga janari deri në shtator të këtij viti, për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në tërë territorin e Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili theksoi se nga ky numër, 488 janë profesionistë të fushës, ndërsa 240 janë punonjës profesional të shërbimeve sociale dhe familjare.

“Ky rezultat dëshmon përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë që përkujdesjen sociale ta trajtojë me prioritet shtetëror, duke garantuar mbrojtje dhe mbështetje për fëmijët, të moshuarit, familjet në nevojë dhe të gjithë qytetarët që kërkojnë përkujdesje”, u shpreh Sallahu.

Ministria ka theksuar se procesi i licencimit është pjesë e reformës për profesionalizimin dhe fuqizimin e sektorit të shërbimeve sociale, në përputhje me standardet ligjore dhe etike.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →