Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 9 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

nga Kaltrina Berila7 mars 2021

Autoritetet shëndetësore në Kosovë gjatë 24 orëve të kaluara kanë regjistruar 592 raste me Covid-19, pas testimit të 3 mijë e 177 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 6 mars janë regjistruar gjashtë viktima.

Vetëm dje sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 291 persona, derisa 9 mijë e 175 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë regjistruar 72 mijë e 500 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre 1 mijë e 640 kanë vdekur./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →