Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Mbi tri orë në takim, çfarë po ndodh në mbledhjen e kryesisë së LDK-së?

nga Gentrita Xhemajli19 janar 2026
​Mbi tri orë në takim, çfarë po ndodh në mbledhjen e kryesisë së LDK-së?

Janë bërë mbi tri orë nga fillimi i mbledhjes së kryesisë së LDK-së dhe e njëjta ende nuk ka përfunduar.

Kryesia e LDK-së është mbledhur në orën 15:00 për të diskutuar për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe ofrimin e dorëheqjes së kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, derisa e njëjta ka vazhduar e mbyllur, raporton kp

Para fillimit të mbledhjes disa prej zyrtarëve të LDK-së ripërsëriten qëndrimet, mes tyre edhe nënkryetarja tashmë e dorëhequr, Hykmete Bajrami, e cila kishte kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut.

Abdixhiku javën e kaluar ka bërë të ditur se do të thërras kuvendin e përgjithshëm të LDK-së, ku do të ofroi dorëheqjen, mirëpo që mbetet në vullnetin e delegatëve nëse do t’ia pranojnë dorëheqjen apo jo.

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.24 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →