Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbjellën rreth 500 drunj, Osmani: Ruajtja e ambientit nuk është temë luksi

nga Venera Grabanica26 tetor 2022

Presidentja Vjosa Osmani tha se çështja e ruajtjes së ambientit nuk është temë luksi, por ka të bëjë me tokën që lihet pas pasardhësit.
Kështu u shpreh ajo, derisa mori pjesë në mbjelljen e drunjve në aksin rrugor te Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
“Së bashku me ministrat Peci e Aliu kemi ndërmarrë nismat qysh vitin e kaluar me qëllim që të iniciojmë edhe fazën e dytë të mbjelljes së drunjëve. Në këtë fazë të dytë do të angazhohet edhe mërgata jonë. E tani ky kontribut do të vazhdojë për mbrojtjen e shëndetit tanë dhe gjithë qytetarëve. Është vendi apo pamja e parë që e shohin gjithë vizitorët e Kosovës”, tha ajo.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se janë rreth 500 drunj që do të mbjellën.
“Mbi 850 mijë drunj deri më tani janë mbjell. Rëndësia e këtij aksioni është e jashtëzakonshme në shumë aspekte. Është një aspekt i zvogëlimit të karbonit që lidhet me politikat e ndryshimeve klimatike sot”, ka thënë ai.
E ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci shtoi se pyjet kanë rëndësi kombëtare.
“Ky aktivitet sot le të jetë shembull që duhet t’i japim natyrës shumë më shumë se që duhet t’i marrim”, ka thënë ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →