Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mblidhen dy komisione parlamentare

nga Kaltrina Berila4 gusht 2020

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen dy komisione parlamentare.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit që do të nis në ora 09:00 si dhe do të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike që do të mbahet në ora 10:00.

Në mbledhjen e komisionit për legjislacion do të shqyrtohet raporti vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019-të, shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019-të si dhe do të shqyrtohet raportit vjetor i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019-të.

Ndërkaq, në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i raportit të Auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019 si dhe shqyrtimi i raportit të Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →