Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mblidhet KQZ pas vendimeve të Gjykatës Supreme

nga Kaltrina Berila30 janar 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot pasdite për të proceduar konform vendimeve të supremes. Kështu ka bërë të ditur gjatë së premtes zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme. Kamioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme”, tha ai.

Ndërsa, të premten Gjykata Supreme ka vendosur rreth ankesave të subjekteve politike për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Sipas këtij vendimi Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi, nuk do të garojnë në këto zgjedhje.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →