Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mblidhet kryesia e AAK-së: Demokracia nuk duhet të rrezikohen

nga Venera Grabanica13 shtator 2021

Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës (AAK) ka mbjatur sot mbledhjen e kryesisë para takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanit që pritet të fillojë në ora 17:00.
Në këtë mbledhje është diskutuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen.
“Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Facebook.
Pas takimit me Presidenten edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do ta mbledhë Kryesinë e partisë përpara takimit të tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.Për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i cili ka thënë se takimi fillon në ora 14:00.
Sot në ora 17:00 Partitë politike në vend do të takohen me presidenten Osmani për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjeve lokale, pas rekomandimit të IKSHPK-së për shtyrjen e tyre./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →